image Kryetari i Mitrovicës reagon pasi dy persona dhunuan një të mitur në një shtëpi të pabanuar

Sociale

Kryetari i Mitrovicës reagon pasi dy persona dhunuan një të mitur në një shtëpi të pabanuar

news image

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka reaguar pasi u raportua se një e mitur u dhunua nga dy persona në një fshat të Mitrovicës.

Bahtiri përmes një postimi në Facebook ka ftuar organet e hetuesisë që të kryejnë punën e tyre dhe të dyshuarit të marrin dënimin e merituar.

“E dënoj ashpër rastin e dhunimit të vajzës së mitur, që ka ndodh para dy ditësh në një fshat të Mitrovicës. Ftoj organet e hetuesisë që ta kryejnë punën e tyre me efikasitet, ku kryerësit të këtij akti të tmerrshëm duhet të marrin dënimin e merituar sa më shpejt që është e mundshme”, ka shkruar Bahtiri.

Një e mitur në Mitrovicë dyshohet se është dhunuar nga dy persona. Express ka marrë vesh se rasti ka ndodhur në një shtëpi të pabanuar.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Rajonit të Mitrovicës, ku ka njoftuar se dy të dyshuarit për këtë rast tashmë janë arrestuar.

Të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit policor, derisa viktima është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminim mjekësor.

“Me vendim të prokurorit viktima e këtij rasti është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminim mjekësor, ndërsa pas intervistimit të të dyshuarve, ndaj tyre është caktuar masa e ndalimit policor. Hetuesit policorë në bashkëpunim me prokurorin për të mitur do t`i vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me këtë rast”, thuhet në njoftimin e Policisë.

/GazetaSinjali/