image Agim Bahtiri: Po të isha në vendin e Albin Kurtit, do ta shkarkoja Rakiqin për 15 sekonda

Politikë

Agim Bahtiri: Po të isha në vendin e Albin Kurtit, do ta shkarkoja Rakiqin për 15 sekonda

news image

Ish-kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka thënë se nëse do të ishte kryeministër do ta shkarkonte për 15 sekonda, ministrin për Komunitete dhe Kthim, Goran Rakiq.

Këtë shkarkim, Bahtiri tha se do ta bënte në kohën kur Rakiq merrte pjesë në protesta që u mbajtën gjatë muajit shtator.

Sipas tij, këtë shkarkim do ta bënte që nga koha kur Rakiqi u printe protestave në shtator.

”Personalisht Rakiqin do ta shkarkoja pas 15 sekondave. Por ndoshta kryeministri Albin Kurti ka plane tjera dhe di më shumë. Unë po të isha kryeministër, do e kisha shkarkuar qysh në kohën kur Rakiqi iu printe protestave në shtator”, tha ai në Debat Plus.

”Serbia e di mirë ku është kufiri. Ata e dinë po ashtu se kufiri është përcaktuar dhe si i tillë do të mbetet gjithmonë”.

/GazetaSinjali/