image Kryetari i Malishevës për vdekjen e pacientit: Nuk ishim në dijeni se ishte i infektuar me koronavirus

Shëndetësi

Kryetari i Malishevës për vdekjen e pacientit: Nuk ishim në dijeni se ishte i infektuar me koronavirus

news image

Kryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha ka thënë se para pak minutash kemi pranuar se një qytetar i kësaj komune ka ndërruar jetë nga koronavirusi.

Tutje kryetari tha se pas vdekjes së viktimës kemi marrë informacionin zyrtar se ai ishte i prekur me koronavirus.

“Parapakisht jemi informuar për vdekjen e pacientit, e pastaj e kemi marrë informacionin zyrtar nga shtabi emergjentë se viktima ishte i infektuar me koronavirus”, tha Berisha.

Mirëpo, se çfarë probleme shëndetësore kishte pasur viktima, kryetari tha se nuk kanë shumë informacione, por parakisht ai ishte i shtuar në repartin e neurologjisë për shkak të disa probleme të shfaqura. /Gazeta Sinjali/