image Kryetari i Lipjanit ngrit dyshime se Shqipdon Aliu ka bërë vetëvrasje!

Kosovë

Siguri/ Kryetari i Lipjanit ngrit dyshime se Shqipdon Aliu ka bërë vetëvrasje!

news image

Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, ka folur edhe për vdekjen e 24-vjeçarit, Shqipdon Aliut, trupi i të cilit u gjet pranë një gurthyesi në Gadime të Lipjanit.

“Ai ka lënë një video në telefon për arsye të aktit që ka bërë, më tutje nuk dimë diçka por bëhet fjalë për një akt të kryer”, është shprehur Ahmeti në një intervistë për T7.

Tutje, Ahmeti tha se kjo çka ka ndodhur është fatkeqësi dhe se ndan dhimbjen me familjen e të ndjerit.

“Kjo çka ka ndodhur është një fatkeqësi. Ne ndajmë dhimbjen me familjen e të ndjerit dhe qytetarët e Gadimes nga Lipjani”, ka thënë Ahmeti.

Gjatë kontrollit që iu bë telefonit, personi që gjeti trupin kishte lexuar disa mesazhe që i ndjeri kishte lënë para vdekjes. Po ashtu mesazhi tjetër që kishte lënë Shqipdoni ishte një porosi për familjen e tij të ngushtë.

Trupi i ndjerë i Shqipdonit i është kthyer familjes pasi i është bërë obduksioni./Gazeta Sinjali/