image Kryetari i komunës e konfirmon se janë izoluar disa familje në Klinë

Kosovë

Reagim/ Kryetari i komunës e konfirmon se janë izoluar disa familje në Klinë

news image

Në Kosovë janë konfimuar dy rastet e para të koronavirusit.

Lajmin e ka konfirmuar ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, i cili njoftoi se njëri nga të infektuarit është një 77 vjeçar nga Vitia, ndërsa tjetra një 20 vjeçare shtetase italiane e cila kishte ardhur para disa ditëve nga Italia dhe po qëndronte në Klinë.

Lidhur me këtë ka reaguar kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, i cili konfirmoi se 20 vjeçarja është pjesë e organizatës CARITAS e cila vepron në komunën që ai udhëheq.

Tutje, Elezaj njoftoi se ka filluar vendosja në karantinë e disa familjeve me të cilat kjo shtetase ka pasur kontakte.

“Personi i prekur me këtë virus është dërguar në QKUK ku po merr trajtim, ndërsa ka filluar vendosja në karantinë e disa familjeve me të cilat kjo shtetase ka pasur kontakte. Apeloj tek të gjithë qytetarët që të mos krijohet panik, por që t’i zbatojnë me përpikëri këshillat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë(OBSH), të rrisin kujdesin ndaj higjienës dhe të ndalojmë përshëndetjet me duar”, thuhet në reagimin e kryetarit Elezaj të postuar në rrjetin social Facebook.

Elezaj po ashtu ka lutur qytetarët që të zvogëlojnë lëvizjet dhe kontaktet me qytetarë të tjerë, si masa preventive./GazetaSinjali/

https://www.facebook.com/Zenunelezaj1963/posts/794820307673545?__xts__[0]=68.ARA-ZHdKcxsurPmuhabDJooHfEGq0oZK4iO7teVS9HjttMvrtCnVmcXlvGDFGHIvHYlXfo23H2JKjZpWHWP9EE6bn94jg7YKMEpjFUMPQt3J9hPu0VqPRiIDlFvAuKDp9cJFiHZkKIt4ozN-GHhWgAQvg5-2YKg_IuzPeegNxHHRa1haa5fgIEpPLAAST8-lCQkbId_Ei3cIzhgU6N7nZxz0a9bCsh1iK0Hf7B9Jj9LfLK-aMjSfkFbLsWZO9GUZfjmKbQJgjT-_-v6mm3hAdckkWtTbcCH0Vel4HRXkcCWDHPo7PTr7b9M17VT1e70SPmQ-B-SDoe9sYYF9f2A&__tn__=-R