Rusia është duke e bombarduar intensivisht qytetin e dytë më të madh ukrainas, Kharkivin.
Kështu ka bërë të ditur kryetari i këtij qyteti, Ihor Terehkov gjatë një fjalimi televiziv, ku tha se rreth 1 milion banorë janë në qytetin verilindor, ndërsa rreth 30 për qind e popullsisë, kryesisht gra, fëmijë e të moshuar janë evakuuar, shkruan Sky News.
Këto raporte vijnë pasi shtabi i përgjithshëm i Ukrainës tha se forcat ruse po vazhdojnë ofensivën e tyre në lindje të vendit me qëllim vendosjen e kontrollit të plotë mbi rajonet Luhansk dhe Dontesk.