Aleksandër Jabllanoviq, që në zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit do të kandidojë e pavarur nga Lista Serbe, parti kjo që ndjek politikat e Beogradit në Kosovë.
Jabllanoviq ishte shkarkuar nga posti i ministrit për Kthim dhe Komunitete më 3 shkurt të vitit 2015 me vendim të kryeministrit të atëhershëm të Kosovës, Isa Mustafës
Kjo pasi që ishin mbajtur protesta masive që kërkonin shkarkimin e Jabllanoviqit, meqenëse ky i fundit në cilësinë e ministrit nga radhët e Listës Serbe kishte më 6 janar kishte fyer nënat gjakovare që po protestonin kundër vizitës së disa serbëve në Gjakovë.
Ai i kishte cilësuar ato si ‘egërsira’ dhe një deklaratë e tillë kishte nxitur reagime të ashpra anë e kënd Kosovë.