image Kryetari i Kamenicës: Unë jam rasti i vetëm aktiv me koronavirus

Shëndetësi

Kryetari i Kamenicës: Unë jam rasti i vetëm aktiv me koronavirus

news image

Kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati, mbrëmë ka rezultuar i prekur me koronavirus dhe tani është rasti i vetëm aktiv në këtë komunë.

Kështu tha vetë kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati në një lidhje direkte në RTV Dukagjin.

“Unë jam rasti i vetëm aktiv me koronavirus në Kamenicë. Nuk kam ndonjë simptomë”, tha Kastrati.

Ai tha se ekipi i ngushtë i komunës që ka pasur kontakt direkt me të janë në vetizolim dhe sipas tij, komuna dhe administrata nuk është në rrezik të mbylljes.

“ Do të iu bëhet testi, por nuk është rrezik që administrata apo komuna të mbyllet, pasi ka qenë fati që menjëherë jemi vendosur në izolim”, tha Kastrati.

Derisa bëri të ditur se personi prej të cilit është infektuar ka pasur shenja të ftohjes, por nga mjeku është trajtuar si ftohje.

“Kemi udhëtuar me veturë bashkë për një kohë shumë të gjatë. Kemi qenë vetëm ne të dy në veturë.  Bartësi ka pasur shenja të ftohjes”, ka thënë Kastrati./Gazeta Sinjali/