image Kryetari i Kamenicës: Po mendojmë që t’i karantinojmë 18 familje, janë raste kontakti me të infektuarit

Kosovë

Pandemia/ Kryetari i Kamenicës: Po mendojmë që t’i karantinojmë 18 familje, janë raste kontakti me të infektuarit

news image

Kryetati i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati ka folur për gjendjen në këtë komunë pas konfirmimit të 12 rasteve me pandeminë Covid-19.

Kastrati thotë se kanë menduar që t’i fusin edhe 18 familje në karantinë, meqenesë janë raste kontakti me të infektuarit. Ai ka treguar se Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik është duke marrë mostra, por ka thënë se nuk e di numrin e saktë.

Tutje, Kastrati ka bërë të ditur se në mesin e personave që u janë marrë mostrat dje janë edhe dy pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

“Janë edhe 18 familje të tjera që kemi menduar të futen në karantinë, të cilët kanë pasur kontakt me ta, por deri tash nuk janë testuar. Është duke u bërë testimi, nuk e dijmë numrin e saktë, vetëm që e di që për momentin janë duke u marrë mostrat. Dy prej tyre që mostrat u janë marrë dje janë pjesëtarë të Policisë së Kosovës, ndërsa të tjerët janë nga Topanica dhe raste kontakti. Ende nuk jemi të sigurtë a do të jetë dikush nga stafi mjekësor, por kanë qenë të pajisur me pajisje mbrotjëse dhe nuk kanë paraqitur asnjë simptomë se janë të infektuar”, ka thënë Kastrati./GazetaSinjali/