image Kryetari i Ferizajt pasi e mori dhuratë albumin nga Mozzik: Shembujt e suksesit meritojnë t'i çmojmë

Kosovë

Kryetari i Ferizajt pasi e mori dhuratë albumin nga Mozzik: Shembujt e suksesit meritojnë t’i çmojmë

news image

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, është takuar sot me reperin Gramoz Aliu i njohur si “Mozzik”, me rastin e Ditës Botërore të Rinisë, shkruan Gazeta Sinjali.

Përmes një postimi në Facebook, kryetari Aliu u shpreh se Mozzik është një nga më të suksesshmit nga të rinjtë ferizajas, i cili ka ndjekur ëndrrën e tij dhe ka zhvilluar talentin, ndërsa sot adhurohet nga mijëra të rinj.

“Gramoz Aliu (Mozzik) më bëri dhuratë albumin e tij më të ri muzikor, që mishëron suksesin e tij edhe jashtë kufijve tanë. Shembujt e suksesit dhe insistimi në realizimin e ëndrrave meritojnë t’i çmojmë e duartrokasim”, ka shkruar ai./Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/AgimAliuPDK94/posts/3507819999269427