image Kryetari i Ferizajt kërkon fonde shtesë për ta luftuar koronavirusin

Kosovë

Pandemia/ Kryetari i Ferizajt kërkon fonde shtesë për ta luftuar koronavirusin

news image

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, ka thënë se komuna e Ferizajt ka marr masa shtesë krahas masave të qeverisë në mënyrë që pandemia Covid-19 të luftohet sa më mirë.

Aliu gjithashtu është shprehur se kanë kërkuar edhe më shumë fonde dhe mundësi ligjore që të përdorin mjetet financiare për masat e parandalimit të koronavirusit.

“…kemi adresuar në Ministrinë e Financave dhe Qeverinë e Kosovës kërkesat që të kemi fonde shtesë dhe të kemi mundësitë ligjore që në këto rrethana të përdorim mjete financiare në mënyrë që ta lehtësojmë këtë situatë dhe të jemi afër qytetarëve me mbështetje që zakonshëm kërkohen në këto situata”, tha Aliu.

Kryetari Aliu, ka thënë se fshati Bibaj nuk është në karantinë pasi që personi që rezultoi pozitiv me Coronavirus nga ky fshat nuk ka pas kontakt me askënd nga ky fshat.

Teksa ka folur për situatën në këtë komunë, i pari i Ferizajt, përmes telefonit për EO ka thënë se nuk është i kënaqur me Qeverinë e Kosovës. Madje, Aliu i ka kërkuar MF-së, që t’i lejojë qasje në fondin rezervë.

“Situata në përgjithësi është shumë stabile, ku kemi vetëm një rast të prekur me coronavirus, e ai është nga fshati Bibaj. Ky fshat nuk është i izoluar, sepse s’ka pas asnjë arsye për faktin se i infektuari ka pas ardhjes në Kosovë është vendosur në karantinë në Qendrën e Studentëve. Kur ka shfaqur simptomat, është testuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ku ka rezultuar pozitiv. Tash është duke u trajtuar në Klinikën Infektive në Prishtinë”, tha ai./ Gazeta Sinjali