image Kryetari i Ferizajt dërgon telegram ngushëllimi për vdekjen e doktorit Sylejman Rexhepi

Sociale

Kryetari i Ferizajt dërgon telegram ngushëllimi për vdekjen e doktorit Sylejman Rexhepi

news image

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, ka ngushëlluar për ndarjen nga jeta të doktorit të njohur Sylejman Rexhepi.

Aliu ka ngushëlluar familjen Rexhepi, punonjësit shëndetësorë dhe gjithë ata që e kanë njohur doktorin.

Postimi i tij i plotë:

Lajmi për ndarjen nga jeta të Prof. Sylejman Rexhepi na pikëlloi të gjithëve. Me këtë rast, i pari i Ferizajt, Agim Aliu përmes telegramit, ngushëllon familjen Rexhepi, kolegët e të ndjerit, punonjësit shëndetësor dhe gjithë të njohurit.

“Me pikëllim nisa ditën sot. Lajmi për ndarjen nga jeta të profesorit, mjekut shembullor Sylejman Rexhepi, na pikëlloi thellë. Profesor Sylejmani humbi jetën nga e panjohura e rrezikshme që ka pllakosur botën, mirëpo kujtimi i tij, veprat për pacientët, shembulli i qytetarisë që dha gjatë gjithë jetës së tij, do të rrojnë përherë. U prehtë në paqe shpirti i tij, ngushëllime të sinqerta familjes, kolegëve dhe gjithë të njohurve të të ndjerit” përfundon telegrami i ngushëllimit. /Gazeta Sinjali/