image Kryesia vendos: Do të ketë seanca të Kuvendit çdo të enjte

Kosovë

Kryesia vendos: Do të ketë seanca të Kuvendit çdo të enjte

news image

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është deklaruar për media pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

Osmani para mediave ka thënë se Kryesia është dakorduar që çdo të hënë të mbajnë mbledhje, ndërsa çdo të enjte të ketë seanca plenare, raporton Gazeta Sinjali.

“E kishim një lloj dakordimi më shumë si orientim, planifikim. Që për dallim nga e kaluara ku seancat mbaheshin rrallë, por pastaj mblidheshin 30, 40, 50 pika të rendit të ditës dhe vazhdohej me seanca deri pas mesnate, që ne çdo të hënë të mbajmë mbledhje të Kryesisë dhe çdo të enjte të kemi mbledhje të Kuvendit, pra seanca plenare”, ka thënë fillimit kryeparlamentarja.

Kjo sipas Osmanit është bërë me qëllim që të ketë më pak pika të rendit të ditës dhe më shumë koncentrim dhe kontribut nga ana e deputetëve./Gazeta Sinjali/