Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka paralajmëruar se në orën 16:00 do të mbajë konferencë për media.
Konferenca do të mbahet pas mbledhjes të Kryesisë së Kuvendit, në oborrin e Kuvendit (nga hyrja e deputetëve – holli i Kuvendit).
“Ndërkaq, për shkak të masave të ndërmarra për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19, nuk do të ketë pamje në fillim të mbledhjes. Mirëpresim përfaqësuesit e mediave në orën 16:00, në oborrin e Kuvendit”, thuhet në njoftimin për media./Gazeta Sinjali/