image Kryente analiza dhe teste në laboratorin që i ishte mbyllur para 3 jave, 50-vjeçarja kapet në flagrancë nga policia

Siguri

Kryente analiza dhe teste në laboratorin që i ishte mbyllur para 3 jave, 50-vjeçarja kapet në flagrancë nga policia

news image

Policia e Kosovës ka iniciuar rast ndaj M.Sh., e lindur në vitin 1971, për shkak të dyshimit se e njëjta ka kryer veprën penale “Ushtrim i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike”, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas policisë, asaj i ishte mbyllur lokali më 19 gusht të këtij viti, ndërsa sot ishte hasur i hapur, duke kryer analiza dhe teste Rapid- Sars Cov-2.

“Gjatë trajtimit të rastit, hetuesit policorë kanë kuptuar se pronarja e laboratorit M.Sh., viti i lindjes 1971, shtetase kosovare, kishte paguar një gjobë dhe nga organi kompetent i ishte lejuar hapja e laboratorit vetëm për renovim dhe për të vazhduar procedurat administrativë për licencim.”

“Sot, më 07.09.2021, hetuesit policorë së bashku me inspektorë të shëndetësisë, kanë siguruar informata se M.Sh.,  përsëri kishte filluar të kryente analiza në laborator me licencë të pezulluar dhe pa staf adekuat (biokimist), përfshirë teste për Rapid-Sars COV-2”, thuhet në komunikatën e policisë.

Policia njofton se të dyshuarës i është mbyllur lokali dhe inspektorët kanë kuptuar se ajo i kishte dërguar mostrat për analizë në një laborator tjetër në Pejë, për të cilin po ashtu është përpiluar procesverbal.

“Hetuesit policorë e kanë intervistuar të dyshuarën në prezencë të avokatit mbrojtës dhe pas konsultimit me prokurorin nga PTH Pejë, rasti i iniciuar ‘ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike’, vazhdohet të trajtohet në procedurë të rregullt.”/Gazeta Sinjali/