image Kryen vjedhje të rëndë, bien në prangat e Policisë dy të dyshuarit

Siguri

Kryen vjedhje të rëndë, bien në prangat e Policisë dy të dyshuarit

news image

Policia e Kosovës, kryesisht njësitet policore të Fushë Kosovës ka rënë në gjurmët e dy të dyshuarve për vjedhje dhe vjedhje të rëndë, me ç’rast kanë arritur që t’i arrestojë të dy të dyshuarit në dy lokacione të ndryshme, raporton Gazeta Sinjali.

Siç njofton policia, personi i parë i arrestuar është 31-vjeçar, F.V dy vjedhje dhe një vjedhje të rëndë.

“Rastet janë raportuar gjatë javës së kaluar dhe kanë ndodhë në tri lokacione të ndryshme, ku janë vjedhur mjete pune dhe një motor i veturës ( vlera e përgjithshme  mbi 3000 euro)”, tha PK-ja.

Ndërsa i arrestuari i dytë është 48-vjeçari, A.H i dyshuar për vjedhje të rëndë sot rreth orës 02:30. Ai u ndalua në fshatin Sllatinë, i cili ndodhej në një furgon në të cilin janë gjet pjesë të automjeteve pa dokumentacion.

“A. H, mashkull, 48 vjeç, me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, ndërkohë që policia është në kërkim të dy personave  të tjerë  të dyshuar për rastin e njejtë”, thuhet në njofitm.

Njoftimi i plotë nga zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti:

Në dy lokacione të ndryshme nga njësitet policore të Fushë Kosovës, janë arrestuar dy persona të dyshuar për vjedhje dhe vjedhje të rënda.

Arrestimi i një personi të dyshuar për dy vjedhje dhe një vjedhje të rëndë është realizuar mbrëmë.

Rastet janë raportuar gjatë javës së kaluar dhe kanë ndodhë në tri lokacione të ndryshme, ku janë vjedhur mjete pune dhe një motor i veturës ( vlera e përgjithshme  mbi 3000 euro).

Personi i dyshuar F.V, mashkull 31 vjeç, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ndërsa për një rast tjetër të vjedhjes së rëndë sot rreth orës 02:30, nga njësite policore të stacionit të Fushë Kosovës,  në fshatin Sllatinë, është ndaluar një furgon në të cilin janë gjetë pjesë të automjeteve pa dokumetacion.

Pas përfundimit të veprimeve fillestare të hetimin, është arrestuar ngasësi i furgonit.

Personi i dyshuar:

– A. H, mashkull, 48 vjeç, me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, ndërkohë që policia është në kërkim të dy personave  të tjerë  të dyshuar për rastin e njejtë.

/GazetaSinjali/