image Kryen rreth 500 teste për COVID-19 pa qenë të licencuar, arrestohen 5 persona në Durrës

Shqipëri

Kryen rreth 500 teste për COVID-19 pa qenë të licencuar, arrestohen 5 persona në Durrës

news image

Policia e Shqipërisë ka arrestuar në Durrës pesë persona dhe ka shpallur në kërkim edhe një tjetër, për shkak të dyshimit se kanë pajisur udhëtarët me teste të shpejta për COVID-19, pa pasur fare licencë, raporton Gazeta Sinjali.

Në prangat e policisë si të dyshuar për këtë rast përfunduan:

E. H., 34 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprat penale “Kontrabanda me mallrat e tjera”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mashtrimi”;

E. A., 24 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mashtrimi”;

E. Ç., 29 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mashtrimi”;

A. S., 24 vjeçe, banuese në Durrës, për veprën penale “Moskallëzim krimi”; A. P., 25 vjeçe, banuese në Durrës, për veprën penale “Moskallëzim krimi”;

Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi A. H., 30 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mashtrimi”.

Sipas policisë, të dyshuari, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në një laborator në lagjen nr.4, Durrës, duke përfituar nga situata e pandemisë COVID-19, kanë pajisur me test Rapid 483 shtetas të cilët do udhëtonin në drejtim të Italisë, pa qenë të licencuar nga instancat përkatëse, në kundërshtim me Urdhrin datë 23.07.2020.

“Për miratimin e procedurës së kryerjes së testimeve molekulare RT-PCR, për SARS CoV-2 dhe njohjes së laboratorëve jopublike për kryerjen e testimit për nevoja administrative”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme./GazetaSinjali/