Kryeministri sllovak, Igor Matoviç sot u sfidua në parlament me mocion mosbesimi nga opozita, por i shpëtoi pasi nuk ishin votat e mjaftushme për t’u rrëzuar qeveria.
Pro rrëzimit të tij nga pozita e kryeministrit ishin 47 ligjvënës, gjë që nuk mjaftuan pasi që duhej të sigurohen 76 vota.
Votimi pasoi një debat që filloi dje, ku politikanët e opozitës akuzuan Matoviçin për paaftësi, pandershmëri dhe mashtrim.
Ai hodhi poshtë kritikat e sipërsërituara nga Partia Socialdemokrate ”Smer”, e larguar nga pushteti.
”Smer” depozitoi mocionin për një votë mosbesimi pasi nga gazeta ”Dennik N” kishte zbuluar plagjiaturë në tezën universitare të Matoviçit, të cilën ai e ka pranuar.
Matoviç u mbrojt në parlament dhe tha se teza e tij nuk ishte një problem aq i madh sa korrupsioni, për të cilin ai vazhdimisht është zotuar se do ta luftojë atë./ Gazeta Sinjali/