image "Humbje e madhe"/ Kryeministri shprehë ngushëllime për vdekjen e regjisores Burbuqe Berisha

Sociale

“Humbje e madhe”/ Kryeministri shprehë ngushëllime për vdekjen e regjisores Burbuqe Berisha

news image

Kryeministri, Albin Kurti, i ka shprehur ngushëllime familjes Berisha, komunitetit artistik dhe miqve të regjisores dhe ish-drejtoreshës së Teatrit Kombëtar, Burbuqe Berisha, e cila u nda sot nga jeta, në moshën 51 vjeçare.

“Me keqardhje e pikëllim e mora lajmin për ikjen në amshim të regjisores së shquar Burbuqe Berisha. Zonja Berisha ishte ndër regjisoret e para kosovare, e cila me punën e saj të pakursyer e pasuroi dhe e ngriti nivelin e artit dramatik dhe filmik të Kosovës”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të lëshuar nga Zyra e Kryeministrit.

Kurti në këtë telegram ka thënë se vdekja e hershme e regjisores është humbja e madhe për familjen, për teatrin dhe kinematografinë tonë.

“Në këtë ditë të vështirë për familjen, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e zonjës Burbuqe. Ngushëllime edhe miqve, studentëve dhe kolegëve të saj artistë. Kujtimi për Burbuqe Berishën do të mbetet i paharruar sikurse edhe trashëgimia e saj e çmuar artistike”, përfundon telegrami./GazetaSinjali/