image Kryeministri polak: Putini qëndron pas krizës së emigrantëve në kufi

Botë

Kryeministri polak: Putini qëndron pas krizës së emigrantëve në kufi

news image

Kryeministri polak Mateusz Morawiecki ka akuzuar presidentin rus Vladimir Putin për, siç thotë ai orkestrimin e krizës së migracionit në kufirin e vendit me Bjellorusinë, transmeton EuroNews, përcjell Sinjali.

“Presidenti i Bjellorusisë Lukashenko është ekzekutuesi i sulmit të fundit, por ky sulm ka një sponsor që duhet gjetur në Moskë dhe ky sponsor është presidenti rus, Putin,” tha Morawiecki gjatë një mbledhje urgjente në parlamentin polak.

Udhëheqësit rusë dhe bjellorusë kanë biseduar me telefon për tensionet në kufirin mes Polonisë dhe Bjellorusisë, kanë thënë zyrtarët e Moskës të martën.

Mijëra emigrantë dhe refugjatë mbetën të grumbulluar në mot të ftohtë dhe  të acartë të martën në kufirin Bjellorusi-Poloni.

BE-ja akuzoi Lukashenkon për një shfrytëzim cinik të emigrantëve, duke orkestruar fluksin në shenjë hakmarrjeje për sanksionet evropiane të vendosura ndaj regjimit të tij autokratik pas shtypjes brutale të opozitës në vend. /Gazeta Sinjali/