image Kryeministri Kurti zhvillon bisedë telefonike me kryetarët e të gjithë komunave të Kosovës

Kosovë

Shkrim/ Kryeministri Kurti zhvillon bisedë telefonike me kryetarët e të gjithë komunave të Kosovës

news image

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se sot ka biseduar me të gjithë kryetarët e komunave të Kosovës, për të diskutuar rreth masat që ata kanë marrë për të parandaluar përhapjen e virusit korona.

Kryetarët e komunave, i kanë treguar kryeminstrit Kurti, për kujdesin dhe ndihmat për popullsinë në këtë kohë të pandemisë.

” Përcjellja e atyre që erdhën prej jashtë dhe kontaktet e tyre ndërkohë, dezinfektimi i ndërtesave publike dhe rrugëve e deri tri herë në ditë i qendrave të mjekësisë familjare, ndihma për pleqtë e vetmuar dhe të varfërit, ndjekja e mësimit në distancë për filloristët tanë, gjendja e ndërmarrjeve të vogla e të mesme që bartin barrën kryesore të punësimit, maskat, alkooli, dorëzat dhe pajisjet tjera mbrojtëse, furnizimi me miell, gjësende ushqimore dhe barna etj.etj. i trajtuam bashkarisht në këtë bashkëbisedim”, ka shkruar Kurti në një postim në Facebook.

Kurti thotë se i ka falënderuar kryetarët e komunave për punën që ata po bëjnë në luftën kundër virusit korona.

“Asnjë sistem shëndetësor, sado i përparuar dhe i pasur të jetë, nuk është vendimtar sa ç’mund të jetë individi. Andaj edhe Komunat, të cilat janë më pranë njerëzve, kanë më shumë efekt për parandalimin e shpërndarjes së virusit”, ka shkruar Kurti.

Deri tani në Kosovë janë shënuar gjithsej 35 raste të infektuar me koronavirus./Gazeta Sinjali/