Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka emëruar Zëdhënësin e Qeverisë së Kosovës.
Përmes një njoftimi të lëshuar nga Zyra e Kryeministrit, sot është bërë e ditur që Qeveria e Kosovës do të ketë një zëdhënës të ri.
Përparim Kryeziu tash e tutje do të jetë zëdhënësi i Qeverisë Kurti.
Zyra e kryeministrit ka njoftuar që Kryeziu është i diplomuar për master në Universitetin e Lisbonës, ndërkaq bachelorin ka përfunduar në departamentin e Socioligjisë në Universitetin e Prishtinës./ Gazeta Sinjali/