image Kryeministri Kurti s’jep sinjale se do të shqyrtohen masat antiCOVID

Politikë

Kryeministri Kurti s’jep sinjale se do të shqyrtohen masat antiCOVID

news image

Kryeministri Albin Kurti s’ka dhënë ndonjë sinjal se pritet të shqyrtohen masat antiCOVID, të miratuara javën e kaluar. Masat e vendosura janë kritikuar për orën policore dhe kërkesën për tre vaksina për t’u futur në Kosovë.

Kurti ka thënë se masat e rekomanduara nga IKSHPK-ja janë arma e vetme për luftën ndaj COVID-19, derisa ka bërë thirrje për vaksinim.

“Numër kaq të lartë të rasteve pozitive në ditë nuk kemi pasur që nga muaji gusht, gjendja është e rënduar edhe tani. Ky numër i madh ngrit rastet e hospitalizuara. Të gjithë e dijmë mirë gjendjen dhe kushtet në spitalet tona. Nga COVID humbëm 3 mijë e 2 qytetarë. Qëllimi ynë kryesor është të shpëtojmë jetë. Ne duhet të kujdesemi që ta izolojmë këtë virus ashtu që të mos izolohemi ne nga virusi. Vaksinimi dhe zbatimi i masave të rekomanduara nga IKSHPK janë të vetmet armë tona në luftën ndaj këtij virusi. Vlerësimet shkencore i paraprijnë çfarëdo vendimi politik a qeveritar. Ju bëj thirrje që të vaksinoheni dhe ta merrni dozën e tretë”, ka thënë Kurti në mbledhjen e qeverisë.

/GazetaSinjali/