Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të mbajë sot konferencë për media, në ora 12:00.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti mban konferencë për media. VENDI: Ndërtesa e Qeverisë, KOHA: 12:00”, thuhet në komunikatë.
Kurti gjatë ditës së djeshme e ka cilësuar jo të kënaqshëm rezultatin zgjedhor pas balotazhit në zgjedhjet lokale.
Sipas tij, ky rezultat erdhi si rezultat i disa defekteve të brendshme
“Rezultati jo i kënaqshëm për neve vjen si rezultat i disa defekteve të brendshme të cilat duhet t’i analizojmë më gjatë në vijim dhe i bashkimit të të gjithë tjerëve kundër LVV-së”, tha Kurti.
Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet lokale ka fituar në gjithsej katër komuna, në Podujevë, Gjilan, Shtime dhe Kamenicë. /GazetaSinjali/