image Kryeministri Kurti emëron edhe një zëvendësministër

Politikë

Kryeministri Kurti emëron edhe një zëvendësministër

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka emëruar Getoar Mjekun zëvendësministër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Mjeku, përmes një postimi në Facebook.

Kujtojmë që Mjeku ka shërbyer si këshilltar i ministres së Ekonomisë, Punës, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, Rozeta Hajdari në Qeverinë Kurti 1./Gazeta Sinjali/