image Kryeministri Kurti do ta ndryshojë Marrëveshjen për Demarkacionin me Malin e Zi

Politikë

Kryeministri Kurti do ta ndryshojë Marrëveshjen për Demarkacionin me Malin e Zi

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në seancën e Kuvendit ka thënë se nuk do të ketë zbatueshmëri të Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi, shkruan Gazeta Sinjali.

Ai tha se tha se do ta ndryshojë këtë marrëveshje.

“Komisioni Shtetëror për shënjimin dhe mirëmbajtjen e kufirit nuk ka mandat. Në momentin që do ta kemi një komision të ri të emëruar, do të trajtohen të gjitha çështjet që kanë mbetur pezull përmes mekanizmave të veçantë që do t’i rekomandojë ky komision”, ka thënë Kurti.

Po ashtu, ai tha se do të bëjë maksimumin që t’i korrigjojë gabimet që janë  bërë, sipas tij, kur është miratuar kjo marrëveshje.

Marrëveshja për Demarkacionin me Malin e Zi është miratuar në vitin 2018.

/GazetaSinjali/