image Kryeministri i Spanjës – Kurtit: Të arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi ku të dyja palët janë të kënaqura

Politikë

Kryeministri i Spanjës – Kurtit: Të arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi ku të dyja palët janë të kënaqura

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim në Bërdo të Sllovenisë edhe me homologun e tij spanjoll Pedro Sanchez.

Sanchez e ka inkurajuar Kurtin, siç raporton Agenzia Nova, që të gjendet rruga për arritjen e marrëveshjes me Serbinë.

Ai ka bërë thirrje që të gjendet zgjidhja në përputhje me ligjet ndërkombëtare e me të cilën do të jenë të kënaqura të dyja palët.

Tutje Sanchez ka theksuar se nuk e kanë bojkotuar Samitin BE-Ballkani Perëndimor edhe pse aty ka qenë pjesëmarrëse Kosova.

“Duhet të marrim pjesë në debat dhe ta themi opinionin tonë. Pse të abstenonim derisa aty merrnin pjesë 26 vende?”, raportohet të ketë thënë ai. /GazetaSinjali/