Kryeministri i Kanadës, Justin Trudeau, ka njoftuar që është vet-izoluar pasi që gruaja e tij ka shfaqur simptomat e para nga koronavirusi pas një udhëtimi në Londër.
Sophie Trudeau, gruaja e kryeministrit kanadez është duke u testuar në laboratore për shkak të dyshimit për virusin vdekjeprurës.
Deri më tash, kryeministri kanadez nuk ka shfaqur simptoma të virusit, por është detyruar që të vet-izolohet për shkak të masave për të parandaluar përhapjen e virusit./ Gazeta Sinjali/