Kryeministri i Etiopisë, Abiy Ahmed, është fituesi i Çmimit Nobel për Paqe 2019, për përpjekjet e tij paqësore me shtetin e Eritreas.
Atij iu dha çmimi pasi u përpoq ta arrijë “paqen dhe bashkëpunimin ndërkombëtar”, shkruajnë mediat e huaja.
Një marrëveshje paqeje, e nënshkruar vitin e kaluar, i dha fund ngërçit ushtarak gati 20-vjeçar me Eritrean pas luftës kufitare 1998-2000.
Ndryshe, Etiopia dhe Eritrea, që bënë një luftë kufitare nga 1998 deri në vitin 2000, rivendosën marrëdhëniet në korrik 2018.
Gjithsej 301 kandidatë ishin nominuar për çmimin prestigjioz, përfshirë 223 individë dhe 78 organizata.
Çmimi, me vlerë prej rreth 900,000 dollarë Ahmedit do t’i jepet në Oslo në 10 dhjetor.
Sipas rregullave të Fondacionit Nobel, listat e shkurtra të nominimit nuk lejohen të publikohen për 50 vjet.