image Kryeministri Hoti pranon telegram urimi prej homologut të tij nga Kuvajti

Kosovë

Kryeministri Hoti pranon telegram urimi prej homologut të tij nga Kuvajti

news image

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka pranuar telegram urimi prej homologut të tij nga Kuvajti, sheiku Sabah Khaled Al-Hamad Al-Sabah.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftim nga Zyra e Kryeministrit, ku kryeministri i Kuvajtit shpreh urimet më të sinqerta me rastin e formimit të Qeverisë së re dhe përmbushjen e aspiratave të popullit të Republikës së Kosovës.

“Përfitoj nga rasti, të vlerësoj marrëdhëniet shumë të mira dypalëshe që lidhin dy vendet tona, duke shprehur sigurinë tonë për forcimin e tyre, në të mirë të dy popujve tanë miq”, thuhet ndër të tjera në telegramin e urimit. /Gazeta Sinjali/.