image Kryeministri Hoti nënshkruan deklaratë kundër ngacmimeve seksuale në administratën publike

Kosovë

Kryeministri Hoti nënshkruan deklaratë kundër ngacmimeve seksuale në administratën publike

news image

Përmes një kumtese për media, është bërë e ditur se kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka nënshkruar deklaratën kundër ngacmimeve seksuale në administratën publike të Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

Në këtë kumtesë, thuhet se Qeveria e Republikës se Kosovës mbetet e përkushtuar për zbatimin e politikave aktive në fushën e të drejtave të njeriut, mbrojtjen nga diskriminimi dhe krijimin e mundësive të barabarta për të gjithë qytetarët në Republikën e Kosovës.

‘’Bazuar në parimin e mbrojtjes nga diskriminimi dhe me qëllim të zhvillimit të një ambienti të punës të sigurt, të paanshëm, profesional dhe të përgjegjshëm në institucionet e Republikës së Kosovës, sot miratojmë Politikën kundër ngacmimit seksual në organet e administratës publike të Republikës së Kosovës’’, thuhet në kumtesën e Qeverisë së Kosovës./Gazeta Sinjali/