image Kryeministri holandez, Rutte, favorit për shef të NATO-s

Evropë

Kryeministri holandez, Rutte, favorit për shef të NATO-s

news image

Kryeministri në largim i Holandës, Mark Rutte, është kandidati më serioz që të bëhet sekretar i ri gjeneral i NATO-s, kjo derisa sekretari aktual, Jens Stoltenberg, do përfundojë mandatin pas më pak se tetë muaj.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u kanë bërë të qartë aleatëve tanë në NATO, se ne besojmë që Mark Rutte, do të ishte një sekretar gjeneral i shkëlqyeshëm për Aleancën”, tha John Kirby, zyrtar i lartë i administratës së presidentin amerikan, Joe Biden.

Ndërkohë, edhe superfuqitë tjera botërore anëtare të aleancës më të madhe ushtarake të botës, siç janë Gjermania, Britania e Madhe dhe Franca, të enjten dhe të premten shprehën publikisht përkrahjen e tyre që shefi aktual i qeverisë holandeze të bëhet sekretari i ri i NATO-s.

Kandidat tjerë seriozë por që duket se kanë përkrahje më të vogël për t’u bërë shef ose shefe e NATO-s, janë përmendur mes tjerësh, presidenti i Rumanisë, Klaus Johanis, e kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas.

NATO që ka 31 vende anëtare, zgjedh udhëheqësin ose udhëheqësen e saj me konsensus. Samiti i Madh i Aleancës mbahet në qershor në Uashington.

/GazetaSinjali/