Kryeministri francez, Jean Castex, do ta marrë të premten dozën e parë të vaksinës së AstraZeneca, tha zyra e tij.
Sipas CNN, Castex është 55-vjeçar dhe nuk është në ndonjë grup prioritar, por tha që ai donte të “tregonte se mund të kemi besim të plotë te vaksina”, gjatë një konference shtypi të enjten, kur njoftoi se Franca do të rifillonte përdorimin e vaksinës së AstraZeneca.
Kryeministri francez, pritet të vaksinohet pasdite në spitalin ushtarak Begin që gjendet afër Parisit.
Përveç tij, edhe homologu i tij britanik, Boris Johnson tha gjithashtu se do ta marrë vaksinën e AstraZenecas të premten.
Mbretëria e Bashkuar ka vazhduar me përdorimin e vaksinës së AstraZenecas, derisa disa vende evropiane pezulluan përdorimin e saj./Gazeta Sinjali/