image Kryeministri Edi Rama në Amerikë, sot takohet me Blinkenin

Politikë

Kryeministri Edi Rama në Amerikë, sot takohet me Blinkenin

news image

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në kuadër të vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sot pritet të takohet me Sekretarin e shtetit, Antony Blinken.

Edhe pse ende nuk ka detaje për temat që do të diskutohen mes Ramës dhe Blinkenit, ajo që është bërë publike është vëmendja ndaj rajonit të Ballkanit nga administrata Biden.

Nga SHBA, Shqipëria shihet si një faktor stabilizues në rajonin shpeshherë të trazuar të Ballkanit Perëndimor.

Kujtojmë se Sekretari Blinken ka falënderuar qeverinë shqiptare që u bë një nga shtetet e para që shprehu gatishmërinë për të mirëpritur bashkëpunëtorët afganë që u evakuuan nga Kabuli pas tërheqjes së trupave amerikane nga Afganistani.

/GazetaSinjali/