image Kryeministri dhe tre ministra infektohen nga koronavirusi në vendin afrikan

Botë

Pandemia/ Kryeministri dhe tre ministra infektohen nga koronavirusi në vendin afrikan

news image

Ministri i Shëndetësisë, Antonio Deuna, në shtetin afrikan të Guinea-Bissau bëri me dije kryeministri Nuno Gomes Nabiam së bashku me tre ministra të tjerë të kabinetit kanë rezultuar të prekur nga koronavirusi.

Sipas Deuna, kryeministri Nabiam, ministri i Brendshëm, Botche Cande dhe dy ministra të tjerë tashmë janë vendosur në karantinë në një hotel në kryeqytet.

Ai nuk dha detaje për gjendjen shëndetësore të zyrtarëve apo trajtimin që po marrin, por paralajmëroi popullsinë të kenë kujdes pasi numri i personave të infektuar po rritet nga dita në ditë.

Shteti i Afrikës perëndimore deri në këto momente raporton 70 persona të prekur nga Covid-19 dhe një prej tyre ka humbur jetën. /Gazeta Sinjali/