image Kryeministri britanik: Putin, njësoj si Millosheviqi

Botë

Kryeministri britanik: Putin, njësoj si Millosheviqi

news image

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson ka krahasuar situatën në Ukrainë me atë në Kosovë gjatë luftës së fundit.

Derisa po i paraqiste sanksionet e Britanisë kundër Rusisë, Johnson e krahasoi Putinin me Millosheviqin.

Një nga gjërat më magjepsëse është se sa afër në analogji janë veprimet e tij [Vladimir Putinit] dhe Sllobodan Millosheviqit. Pikërisht të njëjtat budallallëqe po hidhen për bashkimin misterioz mes Kosovës dhe Beogradit, mes Kievit dhe Moskës. Pikërisht i njëjti agresion. Dhe mos harroni Sllobodan Millosheviq vdiq derisa po gjykohej”, tha ai.

/GazetaSinjali/