image Kryeministri britanik premtoi vazhdimin e mbështetjes ushtarake për Ukrainën

Botë

Kryeministri britanik premtoi vazhdimin e mbështetjes ushtarake për Ukrainën

news image

Kryeministri britanik Boris Johnson, në një bisedë me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, të dielën pasdite, më 20 mars, premtoi mbështetje të vazhdueshme ushtarake për Ukrainën.

“Kryeministri theksoi angazhimin e vazhdueshëm të Mbretërisë së Bashkuar për të punuar me partnerët ndërkombëtarë, për të koordinuar mbështetjen për forcimin e vetëmbrojtjes së Ukrainës”, thuhet në një deklaratë nga zyra e kryeministrit britanik.

Në deklaratë, gjithashtu thuhet se të dy udhëheqësit theksuan rëndësinë e sanksioneve për ushtrimin e presionit ndaj Putinit, si dhe dënuan sulmet ndaj civilëve të pafajshëm pas sulmit në Mariupol.

/GazetaSinjali/