image Kryeinspektori tregon sesa persona u gjobitën për mosrespektim të masave brenda katër dite

Shëndetësi

Kryeinspektori tregon sesa persona u gjobitën për mosrespektim të masave brenda katër dite

news image

Kryeinspektori sanitar Ibrahim Tërshnjaku, sot gjatë konferencës për media, tha se këto ditë kanë shqiptuar gjoba ndaj bizneseve afariste si dhe ndaj personave fizikë, të cilët nuk respektuan masat ndaj COVID-19.

Tërshnjaku ka njoftuar se Inspekcioni në bashkëpunim me Policinë kanë shqiptuar 1 mijë e 398 inspektime të bizneseve dhe 387 gjoba për personat fizikë.

Ai tha gjithashtu se gjoba kanë shqiptuar edhe ndaj subjekteve juridike si dhe kanë mbikqyrur 25 varrime të personave të vdekur nga COVID-19.

“Për katër ditë të kryera të inspektimeve që nga orët e hershme të mëngjesit, deri në orët e vona së bashku me Policinë e Kosovës kemi arritur të kryejmë 1 mijë e 398 inspektime te subjektet afariste. Kemi shqiptuar 387 gjoba për personat fizikë, 29 gjoba për subjekte juridike, derisa kemi lëshuar 371 vendime për izolim dhe 29 vendime si të shëruar. Kemi përcjellë mbikëqyrjen e 25 varrimeve të personave që kanë vdekur nga COVID-19”, është shprehur Tërshnjaku para mediave./ Gazeta Sinjali/