image Kryediplomatja gjermane në Beograd: Duhet ta kundërshtojmë idenë e ndryshimit të kufijve me forcë

Politikë

Kryediplomatja gjermane në Beograd: Duhet ta kundërshtojmë idenë e ndryshimit të kufijve me forcë

news image

Ministrja e Punëve të Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, sot është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ndërsa dje takoi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Gjatë vizitës në Serbi, Baerbock tha se Gjermani kundërshton idenë që kufijtë mund të ndryshohen me forcë.

Njerëzit në Ballkan e dinë se çfarë do të thotë lufta e sa e çmuar është paqja. Ne duhet të kundërshtojmë idenë se kufijtë mund të ndryshohen me forcë. Ne duhet të punojmë në mënyrë aktive për të ardhmen paqësore të Ballkanit”, theksoi ajo, duke shtuar se stabiliteti dhe demokracia janë kushtet themelore për zhvillimin ekonomik dhe se Gjermania dëshiron të kontribuojë në zhvillimin e Ballkanit Perëndimor dhe Serbia të bëhet anëtare e plotë e BE.

Baerbock atje tha se pret lëvizje konkrete nga Serbia dhe Kosova drejt arritjes së marrëveshjes përfundimtare, pas zgjedhjeve të prillit në Serbi.

“Duhet të ketë përparim të dukshëm në mes të Serbisë dhe Kosovës. Gjermania dëshiron të kontribuojë duke vazhduar bisedimet në arritjen e marrëveshjes gjithëpërfshirëse pas zgjedhjeve”, tha Baerbock.

/GazetaSinjali/