image Kryediplomati turk, mysafir në shtëpinë e Pacollit

Politikë

Kryediplomati turk, mysafir në shtëpinë e Pacollit

news image

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, është takuar me ministrin e Jashtëm, të Turqisë, Mevlut Çavusoglun.

“Një mbrëmje e bukur në ambient familjar, me Ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, mikun tim dhe mikun e Kosovës Mevlut Çavusoglun”, ka shkruar Pacolli.

Ndryshe, kryediplomati turk ka arritur në Kosovë këtë pasdite, ku është pritur nga ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla.

/GazetaSinjali/