image Kryebashkiaku i Mariupolit: Nuk e dimë sa kanë vdekur, por nga rruga kemi mbledhur 1207 trupa

Botë

Kryebashkiaku i Mariupolit: Nuk e dimë sa kanë vdekur, por nga rruga kemi mbledhur 1207 trupa

news image

Kryebashkiaku i Mariupolit ka deklaruar se nuk ka të dhëna mbi numrin e saktë të civilëve të vrarë në qytetin e tij, por ka thënë se nga rrugët janë mbledhur më shumë se 1200 trupa.

“Nuk e di sa kanë vdekur, por nga rrugët janë mbledhur 1207 trupa”, tha Serhiy Orlov për BBC.

Ndërkohë, shtoi se 47 njerëz janë futur në një varr masiv dhe jo të gjithë ata janë identifikuar.

Orlov theksoi se nuk ka qenë e mundur që të evakuohen njerëz nga qyteti apo të futen ndihma në të, pasi trupat ruse nuk e lejojnë këtë gjë.

Ndërkohë, edhe kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko, tha se pothuajse gjysma e popullsisë së qytetit është larguar që nga nisja e pushtimit rus.

/GazetaSinjali/