image “K*rva, rr*spija”/ Burri në Pejë u hyn dajak bashkëshortes e vajzës së mitur, dërgohet në mbajtje

Siguri

“K*rva, rr*spija”/ Burri në Pejë u hyn dajak bashkëshortes e vajzës së mitur, dërgohet në mbajtje

news image

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhune psikike e fizike nga bashkëshortët e tyre dhe anëtarët tjerë të familjes, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur së fundi në një familje në rrugën ‘Qamil Morina’ në Pejë, ku një burrë dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij.

Sinjali mëson se gruaja ka denoncuar rastin në Polici, e cila ka deklaruar se kryefamiljari ka ofenduar me fjalë të rënda atë dhe vajzën e tyre duke i quajtur ‘k*rva dhe rr*ospija’ dhe më pas i ka sulmuar fizikisht.

I dyshuari është arritur që të arrestohet dhe i njëjti më pas është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Me urdhër të prokurorit, 42-vjeçari është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tij është iniciuar rasti për ‘Dhunë në familje’.

/GazetaSinjali/