image Krushqit marrin nusen me helikopter në Mitrovicë

Sociale

Krushqit marrin nusen me helikopter në Mitrovicë

news image

Forma e dasmave ka ndryshuar ndër vite te shqiptarët.

Dikur përdoreshin kafshët si mjet transportues, pastaj veturat ndërsa kohëve të fundit është shfaqur një dukuri jo fort e zakonshme, ku qytetarët po marrin nuset e tyre me helikopter.

Një dasmë e tillë ka ndodhur sot në Mitrovicë ku nusja është marrë me një helikopter.

Sipas pamjeve që janë publikuar nga Mitrovica, një helikopter është ndalë në oborrin e një hoteli atje për ta marrë nusen.

/GazetaSinjali/