Mesfushori gjerman, Toni Kroos, pranoi që skuadra e tij “nuk kishte efektivitet”, pasi u eliminuan nga “Euro 2020”, të martën, transmeton Sinjali Sport.
Kroos dhe Gjermania u mposhtën nga Anglia në 1/8 të finales 2-0.
“Tre Luanët” mposhtën rivalët e tyre të vjetër, pas golave të Harry Kane dhe Raheem Sterling.
“Ishte një lojë shumë e barabartë deri te goli ndaj nesh” tha Kroos për “MagentaTV”.
“Të dyja ekipet neutralizuan njëra-tjetrën. Ndoshta na mungoi efektiviteti. Ne përparuam në një grup të vështirë, por ky eliminim është shumë zhgënjyes tani” shtoi 31 vjeçari.
Kroos para se të fillonte Kampionati Evropian kishte thënë se do pensionohet nga kombëtarja pas përfundimit të garës, por mesfushori i Real Madridit ende nuk ka konfirmuar asgjë. /Gazeta Sinjali Sporti/