image Kroos: Ende besojë në cilësitë e Eden Hazard

Futboll

Kroos: Ende besojë në cilësitë e Eden Hazard

news image

Cilësitë e një futbollisti nuk mund të humbasin brenda natës, thotë Toni Kroos.

Eden Hazard asnjëherë nuk e ka treguar në Real Madrid atë që e bëri për shumë vite në Angli me Chelsean.

Sido që të jetë, mesfushori gjerman ka ende besim se Hazard do të gjejë shkëlqimin e dikurshëm.

Në një intervistë për TVE, ai tha; “Besoj në Eden Hazardin, nuk humbin cilësitë e një futbollisti brenda natës”.

Hazard nuk është zgjedhja e parë e Carlo Ancelottit, para të cilit në sulm startojnë Vinicius, Rodrygo dhe Asensio.

Sido që të jetë, belgu po lufton që të vërtetojë se çfarë di të bëjë në fushë dhe të ndihmojë Realin për të fituar të tjerë trofe këtë edicion, pas triumfit në Superkupën e Spanjës. /Gazeta Sinjali Sporti/