image Kroacia do ta fusë në përdorim euron, si do të duket monedha e re

Rajon

Kroacia do ta fusë në përdorim euron, si do të duket monedha e re

news image

Sot është mbajtur seanca e Këshillit Kombëtar në Kroaci për futjen e euros si valutë zyrtare në këtë shtet.

Në këtë mbledhje u prezantua edhe dizajni i përzgjedhur i valutës së re në Kroaci.

Kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq falënderoi dhe përgëzoi autorin e dizajnit konceptual, propozimet e të cilit u zgjodhën për anën kombëtare të monedhës euro dhe qendrës, shkruan agjencia kroate e lajmeve, Index.

“Unë mendoj se gjithçka shkoi mirë. Kuna kroate merr një jetë të re, një veshje të re me këtë. Do të jetë pjesë e monedhave euro që do të kenë një simbol të rëndësishëm të shtetësisë monetare kroate. Kroacia do të njihet në atë mënyrë”, tha Plenkoviq.

/GazetaSinjali/