image Kosovarët në hall nga 2 eurot false, autobusi Prishtinë-Fushë Kosovë nuk ua pranon për pagesë

Sociale

Kosovarët në hall nga 2 eurot false, autobusi Prishtinë-Fushë Kosovë nuk ua pranon për pagesë

news image

Trendi i parave të falsifikuara po vazhdon të ‘lulëzojë’ në Kosovë, ku qindra e mijëra euro fals vihen përditë në treg. Republika e Kosovës tash e disa muaj, përveç tjerash, është duke u përballur edhe me qarkullimin e madh të falsifikimit të monedhës metalike prej 2 euro, raporton Gazeta Sinjali.

Shumë biznese janë dorëzuar nga kontrolli i origjinalitetit apo jo të kësaj monedhe pasi kualiteti i falsitetit është shumë i lartë, saqë është e vështirë të detektohen pa aparatin përkatës.

Për t’i ikur kontrollimit të kësaj monedhe, autobusi i një linje private për rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë, ka ndaluar komplet pagesën e biletës me këtë monedhë.

Falsifikimi i parasë është vepër penale dhe sanksionohet sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Kushdo që prodhon para të falsifikuara me qëllim për t’i vënë në qarkullim si të vërteta, dënohet me burgim prej një deri në dhjetë vjet.

/GazetaSinjali/