image Krizë politike në Maqedoninë e Veriut. Opozita kërkon zgjedhje të reja

Rajon

Krizë politike në Maqedoninë e Veriut. Opozita kërkon zgjedhje të reja

news image

Kryetari i partisë opozitare, VMRO DPMNE, Hristijan Mickoski ka kërkuar zgjedhje të parakohshme parlamentare në Maqedoninë e Veriut, duke i konsideruar si “zgjidhja e vetme për dalje nga gjendja e rëndë, korrupsioni dhe paqëndrueshmëria politike”.

Ai tha se prioritet i partisë së tij është që zgjedhjet të mbahen në maj në datat 14 ose 21.

Ai tha se opozita maqedonase nuk do të mbështesë ndryshimet kushtetuese për përfshirjen e pakicës bullgare në të, ashtu siç parashikohet në marrëveshjen me Sofjen, ngase “nuk do t’i japin fund kërkesave bullgare për të rrënuar identitetin maqedonas”.

Më herët ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, paralajmëroi se nga java e ardhshme do të intensifikohen konsultimet për sigurimin e shumicës prej dy të tretave në Kuvend, që janë të nevojshme për ndryshimin e Kushtetutës maqedonase. Pa ndryshimet kushtetuese Maqedonia e Veriut do ta ketë të pamundur të avancojë në negociatat për antarësim në BE.

/GazetaSinjali/