Çifti shumë i përfolur i showbizit shqiptar, Loredana dhe Mozzik siç duket nuk janë duke kaluar në ditët më të mira të lidhjes.
Fansat e dyshes kanë shprehur shqetësimet dhe dyshimet e para se marrëdhënia mes Loredanës dhe Mozzikut është ftohur.
E para që shkaktoi habi te fansat ishte mungesa e Mozzikut në xhirimet e klipt të Loredanës me reperin turko-gjerman Mero.
Tashmë kur dueti ka një datë zyrtare se kur do të publikohet, reperi nuk e ka parë të udhës as ta postojë në profilin e tij, siç ka vepruar çdo herë. Gjithashtu, ka rreth dy javë që dyshja nuk janë shfaqur bashkë në rrjetet sociale, çka shton edhe më shumë dyshimet për një krizë të mundshme mes çiftit.
Prive.al ka kontaktuar me disa burime pranë artistëve që e kanë konfirmuar të njëjtën gjë. Nuk dihet nëse bëhet fjalë për një hatërmbetje të çastit apo diçka më serioze.
Për këto deklarata asnjëri nga rep-artistët nuk ka reaguar dhe mbetet të shihet se a do të flasin apo jo./Sinjali/