Kryeministri Zdravko Krivokapiq ka thënë se zëvendëskryeministri Dritan Abazoviq i ka thënë atij se s’do ta tradhtonte dhe se formimi i qeverisë së pakicës i propozuar nga Abazoviq tradhtoi vullneti zgjedhor të qytetarëve.
Krivokapiq thotë se njoftimi për koalicionit “Bardh e Zi” për formimin e qeverisë së pakicës, e cila do të mbështetej nga Partia Demokratike e Socialistëve, nuk është befasi, por një zhgënjim, për shkak të njoftimeve të mëparshme të zëvendëskryeministrit Dritan Abazoviq se nuk do të tradhtojë vullnetin elektoral.
Në një intervistë për “News Max Adria” ai tha se fajtor për situatën aktuale përveç partise URA e sheh edhe në Frontin Demokratik, i cili siç thotë ai po e shemb qeverinë që nga formimi. Ai përsërit se zgjedhjet janë opsioni i vetëm legjitim.
Krivokapiq tha se më parë kishte biseduar me Abazoviqin për qeverinë e pakicës më herët.
“E kam pyetur disa herë për këtë tradhti të mundshme, më tha se nuk do të më tradhtonte kurrë. Sigurisht që kjo është tradhti, jo mua personalisht, një njeri vjen e shkon, kjo është një tradhti e vullnetit të popullit që ishte shumë e qartë”, tha Krivokapiq.
Ai gjithashtu pranon se nuk kishte përvojë politike.
“Nëse kam nisur një histori me një njeri të cilit i besoja pa rezerva, kjo ishte çështje e dobësisë sime”, tha kryeministri malazez.